Kapet në Kolumbi 33-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

27 Janar 2025 | 09:59

Një 33-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK është arrestuar nga policia kolumbiane në qytetin e Kartagjenës.

Almir Gjidiaj, 33 vjeç, lindur në Tropojë, akuzohet nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si pjesëtar i një organizate kriminale të përfshirë në trafikimin e armëve.

Sipas hetimeve, 33-vjeçari kishte një rol kyç në drejtimin e logjistikës dhe transportit për shitjen e armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë në tregun e zi.

Kapja e tij u bë e mundur përmes shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve kolumbiane.

Aktualisht, po zhvillohen procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku do të përballet me akuzat e ngritura nga SPAK.

“Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e shkëmbyera mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Kolumbisë, nëpërmjet Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit policor “Kartagjena”, është lokalizuar, kapur dhe ndaluar në qytetin e Kartagjenës, nga Policia kolumbiane, shtetasi A. Gj., 33 vjeç, lindur në Tropojë”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026