Tom Homan: Largimi i emigrantëve që janë kërcënim për sigurinë, është një përparësi
Zyrtari kryesor i Presidentit Donald Trump për çështjen e emigrantëve tha gjatë fundjavës se përparësia e administratës është të dëbojë emigrantët pa dokumente, të cilët mendohet se përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit. Tom Homan shtoi se emigracioni i paligjshëm në përgjithësi, nuk do të tolerohet.
Administrata e Presidentit Donald Trump filloi javën e kaluar dëbimin e qindra emigrantëve që kanë kryer vepra penale, të cilët ndodhen ilegalisht në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, nuk përjashtohet as dëbimi i emigrantëve pa dokumente që nuk kanë kryer vepra penale, tha zyrtari kryesor për këtë çështje Tom Homan në një intervistë.
“Momentalisht merremi me ata që janë kërcënim për sigurinë publike dhe kombëtare. Ky është një grup më i vogël. Ne do të punojmë sipas një liste prioritetesh, ashtu siç premtoi Presidenti Trump. Teksa kjo gjë ndodhë, do të ketë më shumë arrestime në mbarë vendin”, tha Homan.
Javën e kaluar u hoqën kufizimet për forcat e Agjencisë federale për Zbatimin e Ligjit për Imigracion (ICE) për të kryer bastisje, në kërkim të emigrantëve pa dokumente, në vende si kisha, shkolla dhe spitale. Zoti Homan tha se arrestime të tilla do të kryhen duke trajtuar secilin rast veç e veç.
“Nëse një individ që vlerësohet si kërcënim për sigurinë kombëtare apo publike gjendet brenda një prej këtyre objekteve atëherë agjentët duhet të kenë të drejtën që të bëjnë arrestimin”, shtoi Homan.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq