Kolumbia dërgon avionë të forcave ajrore për të marrë emigrantët e dëbuar nga SHBA

28 Janar 2025 | 19:17

Kolumbia ka nisur avionë të Forcave Ajrore për të riatdhesuar 110 emigrantë kolumbianë të dëbuar nga SHBA, me fluturime nga San Diego dhe Hjustoni.

Ky hap vjen pas tensioneve mes Uashingtonit dhe Bogotës, pasi Presidenti kolumbian Gustavo Petro refuzoi që deportimet të kryheshin me avionë ushtarakë amerikanë, duke e cilësuar këtë si mungesë respekti.

Refuzimi i Petro-s nxiti një kërcënim nga Presidenti Donald Trump për vendosjen e tarifave ekonomike ndaj Kolumbisë, ndërsa Bogota u zotua të kundërpërgjigjej. Megjithatë, të dyja palët arritën një marrëveshje për të qetësuar situatën, duke rënë dakord që deportimet të kryhen me avionë kolumbianë, ku emigrantët do të udhëtojnë “pa pranga”.

Ndërkohë, Guatemala ka pranuar përdorimin e avionëve ushtarakë amerikanë për riatdhesimin e qytetarëve të saj. SHBA ka intensifikuar deportimet pas premtimeve të Trump gjatë fushatës, duke paralajmëruar tarifa ndaj vendeve që refuzojnë të bashkëpunojnë.

Ndryshimi kryesor në proces është përdorimi i avionëve ushtarakë, ndërsa më parë deportimet kryheshin me fluturime civile.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026