Patel: Do ta rikthej besimin e amerikanëve tek FBI-ja

30 Janar 2025 | 22:27

Kash Patel, i emëruari i Presidentit Donald Trump për postin e drejtorit të FBI-së, tha të enjten se ai është udhëheqësi i duhur për agjencinë e zbatimit të ligjit.

Edhe pse kishte humbur besimin e publikut, u tha senatorëve se do të angazhohej në kryerjen e një “procesi të duhur dhe transparent” nëse do konfirmohej nga Senati.

Në seancën e tij të konfirmimit, zoti Patel ishte i përgatitur për pyetjet thellësisht skeptike të demokratëve të Senatit në lidhje me besnikërinë e tij ndaj Presidentit dhe shprehu dëshirën për të përmirësuar FBI-në. Ai është një mbështetës besnik i zotit Trump, i cili, përpara se të emërohej për të udhëhequr FBI-në, e kritikoi atë për hetimet ndaj Presidentit dhe tha se rebelët e 6 janarit u keqtrajtuan nga Departamenti i Drejtësisë.

Zoti Patel u zotua të jetë transparent nëse konfirmohet si drejtor dhe tha se nuk do të lejonte përfshirjen e FBI-së në vendime të prokurorisë, duke ia lënë ato Departamentit të Drejtësisë.

Disa senatorë demokratë në Komision e Senatit për Gjyqësor, që janë takuar me zotin Patel, përfshirë Senatorin Durbin, kanë lëshuar deklarata duke sinjalizuar kundërshtimin e tyre ndaj konfirmit të tij. Ligjvënësit i bënë pyetje të shumta rreth tij edhe zonjës Pam Bondi, të emëruarës së zotit Trump për prokurore të përgjithshme, kur ajo pati seancën e saj të konfirmimit këtë muaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026