“Isha me bukë, jo me benzinë”- pacienti zbulon përplasjen në spitalin e Korçës

31 Janar 2025 | 10:28

Pacienti Kujtim Mero i cili u akuzua ditën e djeshme se kërcënoi stafin mjekësor të repartit të dializës në Korçë se do digjte veten me benzinë, ka dhënë këtë të premte një intervistë ekskluzive për Euronews Albania.

Ai ka treguar se ka shkuar në spital për të marr dializën, dhe ka debatuar sepse ka pasur vonesa në marrjen e shërbimit.

Mero pretendon se në momentin që ka shkuar ë spital, aty nuk ka pasur mjekë, por kanë qenë vetëm infermiere, të cilat sipas tij kanë inskenuar sikur ai i kërcënoi me benzinë. Pacineti tha se nuk është e vërtetë që a ka pasur bidonë me benzinë në dorë, ndërsa shton se gjithçka ka pasur me vete, ka qenë buka.

“Në radhë të parë dua të vërtetojë policia që unë kisha gjë në dorë. Ato gjëra janë të gjitha gënjeshtra. Unë nuk kisha asgjë dhe nuk kisha as ndonjë qëllim. Unë shkova të merrja shërbimin e dializës. Le ta nxjerrin nëse kam pasur bidon. Polici më mori sepse unë po bëja debat me infermieren.

Unë po kërkoja të futesha brenda se kisha një javë pa marr dializën. Ajo merret një ditë po një ditë jo. Unë debatoj herë pas here se ato neglizhojnë e nuk na japin shërbimin. Kjo gjë u sajua nga infermierja. Unë asgjë s’kisha në dorë, vetëm bukën. Unë kur jam futur brenda pash vetëm 3 infermiere dhe një sanitare. Kjo ndodhi se unë i thash infermieres që është vrasëse”,-tha pacienti Kujtim Mero.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026