Pesë vjet nga Brexit, Qeveria britanike: Eksportet 15% më pak, prodhimi 4% më poshtë

31 Janar 2025 | 18:34

Këto ishin herët e fundit që kambanat e “Big Ben” ranë në territorin e BE-së. Si sot 5 vjet më parë, në orën 23 me orën e Londrës, Mbretëria e Bashkuar la zyrtarisht bllokun.

Referendumi i 2016-s përçau thellë vendin, me 52% pro largimit dhe 48% kundër. Tani, njerëzit dhe bizneset po luftojnë me impaktin ekonomik, kulturor dhe social.

“Brexit ka ndikuar negativisht tek ekonomia britanike dhe jo në mënyrat se si ishte parashikuar. Ofrimi i shërbimeve i ka rezistuar mirë, por tregtia e mallrave dhe investimet janë prekur ndjeshëm”, tha Anand Menon, analist politik.

Pas Brexit, Britania u largua nga tregu i përbashkët evropian dhe unioni doganor, që do të thotë se mallrat nuk mund të lëvizin pa tarifa. Kjo ka sjellë vija të reja të kuqe, kosto dhe vonesa në tregti.

Qeveria britanike parashikon se eksportet dhe importet e vendit do të jenë rreth 15% më pak në një plan afatgjatë, ndërsa produktiviteti ekonomik 4% më poshtë.

“Brexit na ka kushtuar para. Ekonomia është ngadalësuar dhe gjithçka është më shtrenjtë. Por kemi mbijetuar, jemi ende në lojë”, tha Lars Andersen, CEO i grupit ‘My Nametags’

Sondazhet sugjerojnë se opinioni publik ka ndryshuar mendim për Brexit, me shumicën që tani mendon se ishte një gabim.

Kryeministri aktual i vendit, Keir Starmer ka deklaruar se ai dëshiron t’i rivendosë raportet me BE-në, por rikthimi në bllok duket një projekt i largët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
22:51 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026