GJKKO dënon ish-shoferin e Ardi Veliut, sa vite burg u dhanë për të gjithë grupin

31 Janar 2025 | 20:56

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e kryesuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi, shpalli këtë të premte vendimin për një grup të dyshuar në lidhje me kontrabandë mallrash, mosdeklarim të ardhurash, pastrim parash dhe ushtrim të aktiviteteve financiare pa licencë.

Ata dyshohet se kanë sjellë në Shqipëri bizhuteri luksoze, të cilat dyshohet se janë vjedhur në Francë dhe shitur më pas në vendin tonë. Mes të dënuarëve është Sokol Idrizi, ish-shofer i Ardi Veliut.

Gjykata e Posaçme ka vendosur këto dënime:

  • Sokol Idrizaj: 8 vite burg me gjykim të shkurtuar (5 vite e 7 muaj burg)
  • Elda Idrizaj: 8 vite burg me gjykim të shkurtuar (5 vite e 7 muaj burg)
  • Agustin Mesuli: 11 vite burg me gjykim të shkurtuar (7 vite e 5 muaj burg)
  • Altin Doda: 11 vite burg me gjykim të shkurtuar (7 vite e 5 muaj burg)
  • Florian Baku: 11 vite burg me gjykim të shkurtuar (7 vite e 5 muaj burg)
  • Egi Idrizaj: 7 vite burg me gjykim të shkurtuar (4 vite e 7 muaj burg). Për shkak të fëmijës së mitur, është pezulluar dënimi me burg.
  • Bora Idrizaj: 2 vite burg, i konvertohet në shërbim prove.
  • Vangjush Kashari: Pafajësi.
  • Tomor Baruti: 2 vite burg, i konvertohet në shërbim prove.

Të dënuarit dyshohet se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti francez drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë, përmes një argjendarie në Tiranë dhe nëpërmjet faqeve online.

Në pretencë Prokuroria e Posacme kërkoi dënimin ish-shoferit të drejtorit të Policisë Ardi Veliu, bashkë me familjen e tij, gruan dhe dy vajzat. E gjithë familja ishte vënë nën akuzë nga SPAK për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Gjatë dëshmisë së tij në gjyq, Idrizaj hodhi poshtë akuzat dhe theksoi se mediat kishin abuzuar me rastin, duke shpifur dhe baltosur emrin e tij dhe të familjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026