Emri/ Babai godet me thikë djalin në Tiranë, 37-vjeçari humb jetën në spital

1 Shkurt 2025 | 19:27

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në mbrëmje në kryeqytet ku raportohet se ka gjetur vdekjen në spital një 37-vjeçar i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës nga babai i tij.

Policia e Tiranës njofton se; “Më datë 01 shkurt 2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi Hekuran Gjoni, rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin Asim Gjoni, 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital”.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026