“Do t’ju gjejmë dhe do ju vrasim…” Trump urdhëron sulme ndaj IS-it në Somali

2 Shkurt 2025 | 15:15

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha se ai urdhëroi sulme ajrore ushtarake ndaj një grupi të Shtetit Islamik (IS) në Somali, të cilët sipas BBC po planifikonin sulme.

“Këta vrasës, të cilët i gjetëm të fshehur në shpella, kërcënuan Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë”, ka postuar Trump në rrjetet sociale.

“Sulmet shkatërruan shpellat ku ata jetojnë dhe vranë shumë terroristë pa dëmtuar në asnjë mënyrë civilët”.

Në një postim në X, zyra e presidentit të Somalisë tha se ata ishin informuar për sulmin amerikan që synonte lidershipin e lartë të IS në pjesën veriore të vendit. Trump nuk përmendi asnjë nga personat e shënjestruar në sulme.

Presidenti e përfundoi postimin me: “Mesazhi për ISIS-in dhe të gjithë të tjerët që do të sulmonin amerikanët është se “NE do t’ju gjejmë, dhe ne do t’ju vrasim!”

Në një postim në X, zyra e presidentit të Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud tha se ai “pranon mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe mirëpret angazhimin e vazhdueshëm nën udhëheqjen vendimtare të Presidentit Donald Trump”. Postimi tha gjithashtu se operacioni i fundit “përforcon partneritetin e fortë të sigurisë midis Somalisë dhe Shteteve të Bashkuara në luftimin e kërcënimeve ekstremiste”.

Në një deklaratë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth tha se “vlerësimi ynë fillestar është se shumë operatorë u vranë në sulmet ajrore dhe asnjë civil nuk u dëmtua”. Hegseth tha se sulmet “degradojnë më tej” aftësinë e IS “për të komplotuar dhe kryer sulme terroriste” dhe “dërgojnë një sinjal të qartë se Shtetet e Bashkuara janë gjithmonë të gatshme për të gjetur dhe eliminuar terroristët”.

Ai tha se sulmet u kryen në malet Golis, në veri-lindje të Somalisë. Qeveria e Puntland, një rajon i Somalisë verilindore, falënderoi “miqtë ndërkombëtarë” që morën pjesë në sulmet ajrore që “vranë anëtarë të rangut të lartë” të IS.

IS u ngrit në rëndësi ndërkombëtare në vitet 2010, veçanërisht në Siri dhe Irak, por tani prania e tij është e kufizuar kryesisht në pjesë të Afrikës. Dega somaleze e IS-it u formua në vitin 2015 nga një grup dezertorësh nga grupi al-Shabab i lidhur me Al-Kaedën, grupi më i madh xhihadist në Somali.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026