Rubio: Panamaja të zvogëlojë ndikimin e Kinës ose të përballet me masa nga SHBA

3 Shkurt 2025 | 07:25

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i tha presidentit të Panamasë në një takim ballë për ballë se vendi i tij duhet të zvogëlojë ndikimin kinez mbi Kanalin e Panamasë ose të përballet me veprime hakëmarrëse nga administrata e Presidentit Tump

Presidenti Jose Raul Mulino tha më vonë të dielën se “nuk ka kërcënime reale për rimarrjen e kanalit apo përdorimin e forcës”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u takua të dielën në Panama me Presidentin José Raúl Mulino. Panamaja është ndalesa e parë e turneut të kryediplomatit amerikan në Amerikën Qendrore, ndërsa Presidenti Donald Trump shton trysninë ndaj fqinjëve dhe aleatëve të Uashingtonit, përfshirë kërkesën që Kanali i Panamasë të vihet nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara. Kjo është vizita e parë jashtë vendit që kur zoti Rubio mori drejtimin e diplomacisë amerikane.

Një ditë më parë Presidenti Trump njoftoi vënien e tarifave ndaj shteteve fqinje, Kanadasë dhe Meksikës, duke shkaktuar reagime hakmarrëse nga ato vende. Sidoqoftë, duket se kryediplomati amerikan po ndjek një qasje më pak konfrontuese dhe më diplomatike, duke përshëndetur përzemërsisht homologun panamez, megjithëse as ai dhe as presidenti nuk folën publikisht për takimin.

Pas takimit, Sekretari Rubio kishte në plan që të vizitonte një objekt energjetik dhe më vonë Kanalin e Panamasë, për të cilin Presidenti Trump ka shprehur pretendime.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026