Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, ndan shqetësimin për votën e diasporës
Kryeministri Edi Rama e quajti kryedemokratin Sali Berisha një buf stërplak që e ka kthyer opozitën në një kor zhabash. Rama i kërkoi diasporës të mos e çojë dëm votën për opozitën pasi sipas tij, programi i vetëm ka përgojimin e familjes së tij.
Zgjedhjet po afrojnë dhe bashkë me to edhe gjuha e politikës ashpërsohet. Rubrika “Sy m’sy” është bërë foltorja e Edi Ramës për t’iu përgjigjur kundërshtarit, Sali Berisha dhe mbështetësve të tij. Njërit prej tyre që i tha se nuk e meriton të qeverisë vendin vetëm për nga gjuha që përdor ndaj opozitës, kryeministri i tha se programi i vetëm që ofron udhëheqësi i opozitës është përgojimi i familjes së tij.
“Opozita që tre vaktet në ditë merret me gjithë librin e shtëpisë time, me këdo i del përpara, me mua po e po. Një buf i stërplak e ka kthyer opozitën në një kor zhabash, ditë e natë, i rroka nisën shqiptarët. Për dreq, ajo kënetë ka krijuar edhe ca pellgje opozitash të reja, që nuk kanë asgjë të re, përveç moshës së pronarëve të tyre, që të gjithë imitojnë bufin stërplak,” tha Rama.
Diasporës i kërkoi që votën e 11 majit mos ta shpërdërojë për Partinë Demokratike, pasi sipas Edi Ramës asgjë nuk do të ndryshojë nga ajo që përfaqëson sot.
“Kush do të votojë verbërisht ‘kuak, kuak, kuak’, le t’i votojë, por dy gjëra ama nuk ndryshojnë dot. E para, vota për ta është e çuar dëm sepse ata aty ku janë do jenë prapë. Dhe e dyta, vota për ta nuk sjell asnjë ndryshim, sepse sa të jetë ajo kënetë, në mes të mexhlisit tonë, nuk ka dot Shqipëria opozitë reale, sfiduese, europiane dhe fituese,” tha Rama.
Pas këtyre akuzave, Edi Rama i priti të tijët në seli. Diaspora, dhe regjistrimi i shqiptarëve të identifikuar si votues të Partisë Socialiste është angazhimi kryesor i socialistëve. Drejtuesve politik u kërkoi më shumë votues nga jashtë dhe po aq shprehu shqetësimin për numrin e lartë të diasporës që nuk duan të votojnë apo që i refuzohet regjistrimi nga KQZ për shkak të pasaktësisë në dokumente.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta