Muhamet Hajrullahu: Vonesa e rezultatit zgjedhor, paqartësi për qytetarët në Kosovë

26 Prill 2021 | 14:59

Gazetari Muhamet Hajrullahu tregoi në Euronews Albania se si është komentuar procesi i votimit në Shqipëri, në Kosovë. Sipas tij për qytetarët aty është e paqartë vonesa e rezultatit final.

“Interesimi në Kosovë është shumë i madh dhe ne po e shohim te media ku punoj, që lajmet në kohë reale për zgjedhjet janë më të klikuarat. E paqartë është se kush ka fituar, pasi ne jemi të paqartë nga KQZ-ja në Shqipëri, ndërsa te ne dalin shpejt rezultatet e zgjedhjeve,” tha gazetari Muhamet Hajrullahu.

Pyetur nga gazetrja Bruna Çifligu se pse ndodh kjo, ai tha se ndikon sistemi zgjedhor.

“Mendoj që është te sistemi zgjedhor. Vonesa të tilla në Shqipëri janë të pa justifikueshme, pasi të gjitha partitë e shpallin veten fitues. Kjo çon në tensione te publiku,” u shpreh Muhamet Hajrullahu.

  1. Hajrullahu tregoi dhe se si është komentuar votimi i kryeministrit Kurti në Shqipëri.

“Mendoj që z. Kurti u kritikua sot në Kuvend, që votoi në Shqipëri dhe nuk gjeti kohë të raportonte për pandeminë. Aty ka pasur dhe qytetarë të tjerë nga Kosova që kanë votuar, por nuk kuptoj se çfarë kërkojnë ata kur nuk paguajnë taksa aty,” tha gazetari Muhamet Hajrullahu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë

Në emisionin “E Vërteta me Fjalë” në Euronews Albania, Baton Haxhiu, autori i emisionit analizon fenomenin e votave të pavlefshme dhe sipas tij ky është...
11:57 | 08/05/2021

Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, u përdor për herë të parë vota preferenciale. Por, listat nuk ishin plotësisht të hapura pasi siç e tregon...
19:36 | 03/05/2021

Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike

Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka dhënë dorëheqjen si drejtues kësaj force politike pas rezultatit zhgënjyes që mori në zgjedhjet parlamentare të 25...
13:00 | 02/05/2021