BE në kundërsulm: Do t’i përgjigjemi me politika reciproke tarifave të Trump

Flamujt të Bashkimit Evropian
3 Shkurt 2025 | 19:13

Ndërsa bota ekonomike po përgatitet për luftë, liderët evropianë kanë bërë të qartë se cila do të jetë qasja e tyre ndaj tarifave të Trump.

Duke folur nga Brukseli, përpara takimit informal mbi sigurinë, krerët e shteteve u shprehën dakord për një përgjigje të unifikuar dhe të fortë ndaj taksave amerikane.

“Është e qartë se si një zonë e fortë ekonomike, ne mund t’i japim formë vetë gjërave dhe mund të reagojmë ndaj politikave të tarifave me politika reciproke. Ne do ta bëjmë këtë, por synimi duhet të jetë që të procedojmë në atë mënyrë që të arrijmë bashkëpunimin”, tha Olaf Sholz, Kancelar i Gjermanisë.

Shmangia e luftës duket se është opsioni numër një për shumë vende.

“Duhet të bëjmë gjithçka që ta shmangim këtë luftë të panevojshme tarifash. Nuk mund ta humbasim gjuhën e përbashkët dhe të harrojmë interesat tona. Në të njëjtën kohë, nuk mund të humbasim vetërespektin dhe vetëbesimin evropian. Nuk është e lehtë, por do ta shohim”, u shpreh Donald Tusk, Kryeministër i Polonisë.

Ndërsa Trump po ecën përpara me agjendën e tij të jashtme dhe lufta në Ukrainë kufizon vartësinë evropiane nga gazi rus, Evropa po përpiqet të bëhet ekonomikisht më e pavarur.

Në të njëjtën kohë, asaj do t’i duhet të investojë 500 miliardë euro në dekadën e ardhshme.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026