Një bombë 500 kilogramëshe e Luftës II Botërore çaktivizohet me sukses në Francë
Anëtarët e njësisë së çminimit dhe asgjësimit të municioneve të pashpërthyera të forcave franceze të sigurisë çaktivizuan me sukses një bombë 500 kilogramësh të mbetur nga Lufta e Dytë Botërore në qytetin Magny-en-Vexin në rajonin Ile-de-France të Francës veriore sot.
Banorët e Magny-en-Vexin kanë gjetur një bombë të Luftës së Dytë Botërore mëngjesin e sotëm dhe kanë njoftuar menjëherë autoritetet përkatëse, të cilët kanë reaguar shpejt dhe kanë krijuar një zonë sigurie rreth vendit ku është gjetur bomba, raporton BFM TV.
Këto masa çuan në bllokim të trafikut në rrugën lokale dhe mbyllje të përkohshme të disa rrugëve të tjera.
“Ekipet e çminimit, xhandarët dhe shërbimet teknike lokale shkuan në vendndodhjen e bombës në prani të nënkryetarit përgjegjës për projektet kapitale dhe mjedisin, Raymond Fruadeval. Pak para orës 16:00, bomba u neutralizua dhe u transportua në vend për shkatërrim”, është njoftuar në Facebook, në faqen e komunës Magny-en-Vexin.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja pritet të mirëpresë 100 milionë turistë këtë vit
Shpërthejnë zjarre në Francë, mbi 10 mijë të evakuuar
Njeriu më i pasur i Francës, Bernard Arnault, urdhërohet të paguajë 22.5 milionë euro taksa
- 19:29 Portieri legjendar i Meksikës i jep fund karrierës me lot në sy
- 19:17 Reagime të ashpra ndaj FIFA-s, pse vendimi për Balogun cilësohet i paprecedentë
- 19:16 Fermerët protestë me traktorë dhe qumësht të derdhur para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë: Mos na lini pa bukë
- 19:15 Rritet në 22 numri i viktimave nga sulmi rus ndaj Kievit
- 19:04 Samiti i NATO-s në Ankara, masa të shtuara sigurie në hotele
- 19:03 Trump: Irani duhet të zgjedhë mes marrëveshjes dhe pasojave