Yuri Kim: Udhëheqësit politikë duhet të presin me durim dhe qetësi rezultatin
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dhënë një deklaratë për shtyp nga KZAZ 39, ku u bëri thirrje kandidatëve dhe udhëheqësve politikë që të presin në qetësi dhe durim rezultatin e zgjedhjeve.
“Detyra e kandidatëve dhe udhëheqësve politikë është që të presin të qetë dhe me durim rezultatin. Në entuziazmin e momentit disa kanë shpallur fitoren mirëpo nuk kemi mbërritur ende aty sa të dalë rezultati përfundimtar”, u shpreh znj. Kim.
Yuri Kim theksoi se procesi i votimit në Shqipëri është në fokus të ndërkombëtarëve të cilët po presin që Shqipëria t’ia dalë me sukses.
“Më lejoni të nënvizoj se e gjithë bota po e shikon Shqipërinë deri tani. Miqtë tuaj të Evropës veriore, perëndimore por edhe në SHBA janë duke ju parë dhe duke pritur që ju t’ia dilni mbanë dhe të keni sukses”, tha Yuri Kim.
Ambasadorja amerikane nxiti numëruesit që të punojnë fort pavarësisht lodhjes, duke theksuar se tashmë votuesit e kanë bërë punën e tyre.
“Është një gjë shumë e mirë që numëruesit po punojnë fort, duhet të punojnë fort, pavarësisht se mund të jetë e lodhshme. Votuesit e kanë bërë punën e tyre, autoritetet këtu po e bëjnë punën e tyre”, tha ambasadorja amerikane.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq