Stentimi i arteries karotide, kryhet ndërhyrja e rrallë në spitalin e Shkodrës

4 Shkurt 2025 | 16:36

Për herë të parë në spitalin rajonal të Shkodrës është kryer me sukses stentimi i arteries karotide – një procedurë e avancuar endovaskulare që ofron një alternativë më pak invazive për pacientët me rrezik të lartë.

Kjo ndërhyrje u realizua me sukses te një pacient 84-vjeçar.

Për mjekët e spitalit të Shkodrës kjo është një arritje e madhe, e cila shkurton kohën e hospitalizimit por dhe kostot e pacientit.

“Një arritje që kemi bërë bashkë më kolegët e tjerë për një stentim të arteries karotide. Është hera e parë që bëhet nga mjekët e spitalit të Shkodrës. Ne vendosëm t’i jepnim opsionin e trajtimit indomuskular, sigurisht një rrugë e re po shumë bashkëkohore e trajtimit të ishemive cerebrale. Kemi shumë dëshirë të mirë që kjo procedurë të mos mbesë rastësore. Vullnetin dhe dëshirën e drejtorisë për të mbështetur më tej këtë gjë të re që sigurisht është shumë avantazhuese për tërë rajonin në fakt. Ofrojmë të njëjtin shërbim si jashtë shtetit specifikisht për këtë gjendje shëndetësore”, tha kirurgu Besmir Grizhja.

Sfidë mbetet që kjo procedurë të ofrohet për të gjithë pacientët që shfaqin shenja klinike të ngjashme përgjatë gjithë vitit në spitalin rajonal të Shkodrës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026