Rusia e gatshme për dialog, por i kërkon administratës Trump të ndryshojë qasje
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë hapin e parë për përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë, pas viteve të dështimit për të dëgjuar Kremlinin dhe politikave të gabuara që kishin për qëllim të çonin në “disfata strategjike” për Moskën.
Zëvendësministri Ryabkov gjithashtu theksoi se ishte gabim të bazohej politika e jashtme në nevojën për të “arritur një marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë në çdo mënyrë.”
Në komentet e tij në faqen e Ministrisë së Jashtme, Ryabkov tha se Kremlini ka kërkuar prej kohësh të bëhet partner i Perëndimit, “por askush nuk dëgjoi ose, në teori, nuk donte të dëgjonte.”
“Dhe kjo ndodhi sepse qëllimi kryesor ishte maksimizimi i rivaleve gjeopolitikë,” tha ai.
Ryabkov shtoi se Rusia kishte rikuperuar “vëndin e saj të ligjshëm në gjeopolitikën botërore duke penguar planet e administratës së Joe Biden për të shkaktuar një ‘disfatë strategjike’ në Moskë përmes një lufte hibride ‘deri në Ukrainën e fundit.'”
“Me këtë pasqyrë të politikës së dështuar dhe me ndryshimin e qeverisë, është Shtetet e Bashkuara ato që duhet të bëjnë hapin e parë për të normalizuar marrëdhëniet mbi bazën e respektit të ndërsjellë dhe të drejtave të barabarta,” shkruajti Ryabkov.
Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë rënë në nivele të ulëta, të paimagjinueshme, për dekada, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska në vitin 2022. Por që nga zgjedhja dhe inaugurimi i Donald Trump, lideri i Kremlinit, Vladimir Putin, e ka përshkruar presidentin amerikan si inteligjent dhe pragmatik dhe ka shprehur dëshirën për ta takuar atë së shpejti.
Zëvendësministri Ryabkov tha se Rusia është “e hapur për dialog dhe gati për të arritur një marrëveshje përmes negociatave të forta, duke marrë parasysh realitetin në terren. Kështu që është e drejtë e Trump dhe ekipit të tij për të marrë një vendim.”
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush