GJKKO dënon me burg “Rrumin e Shijakut”
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 10 muaj burg Aleksandër Lahon, i njohur edhe me emrin Pellumb Muharremi, për akuzën e korrupsionit. SPAK kërkoi dënimin me 3 vite heqje lirie, por në fund gjykata e dënoi me 1 vit e 3 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar iu ul një e treta.
Sipas hetimeve të Prokurorisë ka rezultuar se Aleksandër Laho i ka dhënë zyrtarit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku, shumën prej 600 mijë lekë dhe i ka premtuar edhe 300 mijë lekë më shumë, me qëllim që të mos ushtronte ankim për një çështje pronësie.
Sipas SPAK, Laho e ka dhënë ryshfetin për mosankimin në Apel të një çështje lidhur me tjetërsimin e 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit. Laho mbeti i plagosur në vitin 2019, në atentatin që iu bë prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja. Në atë kohë atij iu sekuestrua telefoni, nga ku rezultoi një video, ku ai po komunikonte me një zyrtar të Avokaturës së Shtetit për rastin korruptiv. Kjo është pranuar edhe nga Kërçuku, që është dënuar me 2 vite burg për akuzën e korrupsionit.
“Rrumi” vijon në kërkim, ndërsa avokati i tij ka pretenduar se ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore, për shkak se pas atentatit në Shqipëri në vitin 2019 nuk mori ndihmën e duhur mjekësore dhe nga plumbat ka mbetur i dëmtuar, duke i gjymtuar edhe një këmbë. Në atentatin e 1 nëntorit të 5 viteve më parë mbeti i plagosur edhe prokurori Arjan Ndoja, ndërsa humbi jetën shoferi Andi Maloku. SPAK, pas zbardhjes së komunikimeve në Sky ECC, ka arritur të zbulojë edhe grupin që realizoi dhe kreu atentatin, mes të cilëve dhe Plaurent Dervishaj
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta