Kush e plagosi 29-vjeçarin pas sherrit me bashkëshorten? Policia: Kamufloi ngjarjen
Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në afërsi të ish-liceut francez, ku mbeti i plagosur 29-vjeçari, Kostika Ruko.
29-vjeçari fillimisht ka deklaruar për oficerët e policisë gjyqësore se ishte plagosur nga dy persona të maskuar, por gjatë hetimit gjithçka ka marrë një tjetër rrjedhë.
Sipas hetimeve, Kostika Ruko i ka shkaktuar vetes disa plagë në trup pasi sipas policisë ngjarja ka nisur nga një konflikt brenda familjes, pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij.
29-vjeçari dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka njoftuar se ka nisur procedimin penal për 29-vjeçarin, Kostika Ruko.
Njoftimi i policisë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku shtetasi Kostika Ruko, 29 vjeç, shkoi i dëmtuar me mjet prerës thikë, në spital, ju informojmë se:
“Nga e hetimet e kryera nga Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Kostika Ruko, 29 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur pas një konflikti me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij, ky shtetas është vetëdëmtuar me mjet prerës thikë dhe aktualisht po merr ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën”.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta