“Qeveria Kurti 3!” Albin Kurti flet për herë të parë: Fitoi Vetëvendosja

9 Shkurt 2025 | 23:22

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deklaroi se partia e tij është fituese e zgjedhjeve parlamentare dhe sipas tij është ajo që do ta formojë qeverinë e ardhshme.

“Më lejoni që të falënderoj të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen në këto zgjedhje të para të rregullta parlamentare kur kemi shpallur pavarësinë. Nuk ka pasur incidente dhe gjithçka ka shkuar sipas rregullave. Falënderoj policinë e Kosovës gjithashtu organet e rendit dhe sigurisë. Zgjedhjet ishin të lira, të rregullta dhe të ndershme.

Falënderoje votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, të koalicionit tonë fitues me partinë Guxo dhe me partinë Alternativa. Ne jemi të parët, kjo është një konfirmim për qeverisjen tonë të mirë e të mbarë demokratike dhe progresiste. Faleminderit shumë të gjithëve! Koalicioni jonë fitues do të formojë qeverinë e re “Kurti 3” dhe do të vazhdojmë punët që kemi nisur, por edhe shumë të tjera në përputhje me zotimet tona.

Besoj që qytetarët e Kosovës e kanë dëshmuar suksesshëm rezistencën e tyre edhe kundër një lufte të paparë hibride që është bërë kundër koalicionit tonë, ku oligarkë kanë shpenzuar para pa hesap e kanë kërcënuar punëtorët dhe kemi pasur premtimet më absurde të mundshme në këtë fushatë”, tha Kurti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026

Osmani: Kosova duhet të ecë përpara në partneritet të ngushtë me ShBA-në dhe botën demokratike

“Kosova ka nevojë për unitet dhe për një vizion që e forcon shtetin brenda dhe jashtë vendit”, tha kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani...
08:29 | 29/05/2026

Kreu i AAK kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën

Aleanca hapi fushatën zgjedhore në Gjakovë. Ish-kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar Ardian Gjinin si një nga kandidatët më të zotë për kryeministër....
08:27 | 29/05/2026