Pse Rama nuk po reagon për Veliajn? Hila: Nuk jam aq naiv sa…
Lidhur me çështjen e arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj këtë të hënë, ka folur gazetari Dritan Hila i ftuar në emsionin “Now”.
I pyetur se përse kryeministri Rama nuk ka bërë akoma një reagim mbi arrestimin e Veliajt, Hila ndan mendimin se Rama nuk dëshiron të nxitohet dhe shpreh dyshimet se ky i fundit mund të mos ketë pasur dijeni për akuzat e ngritura ndaj kryebashkiakut.
“Veliaj ishte drejtues i fushatës politike në Tiranë por dhe figurë e rëndëishme e PS-së. Mendoj që Rama nuk do që të nxitohet me një reagim. Nuk dua të besoj që Rama ishte në dijeni të akuzës së plotë sepse SPAK është i strukturuar në mënyrë të atillë.
Por nga ana tjetër, që të kishte dijeni për arrestimin e tij, nuk jam aq naiv sa të besoj të kundërtën. Për akuzën e plotë kam dyshime që kishte dijeni të plotë Rama”, tha Hla.
Ai ka shtuar gjithashtu se në një pikëpamje tjetër, prokurori i kësaj çështje duket të ketë një lloj ligësie dhe ndoshta nuk e ka informuar kryeministrin Rama për gjithçka. Sipas Dritan Hilës, nuk ka një sinkron apo harmoni midis arrestimit të Erion Veliajt dhe Edi Ramës.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
- 14:23 Gjermania emëron Jurgen Klopp trajnerin e ri të futbollit
- 14:11 Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë