Celibashi komenton sherrin te shkolla “1 Maji”, pezullohet përkohësisht numërimi i votave
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka qenë personalisht në shkollën “1 Maji” ku pati një konfrontim fizik mes vëzhguesve dhe numëruesve në këtë KZAZ.
Ai inkurajoi strukturat e Policisë së Shtetit që të zbardhin sa më parë shkaqet e këtij sherri.
“Ajo është çështje e organeve kompetente. I pyeta, por nuk i njihnin. Më thanë se i gjithë incidentit ka ndodhur nga pjesa e vëzhgimit. Sa herë ka nevojë për të rivendosur rendin, vetëm Policia mund ata bëjë këtë”, tha ai.
Kryekomisioneri tha gjithashtu se ky sherr është rasti i parë që ndodh në KZAZ-të e Tiranës, ndërkohë u shpreh optimist për procesin e numërimit.
“Ky është rasti i parë. Nëse nuk gaboj janë mbi 65% e kutive të votimit që janë numëruar në më pak se 24 orë. Ka një lloj reflektimi është e vërtetë, nëse do ketë qetësie përreth tyre me siguri puna do mbaroj shpejt”, shtoi ai.
Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu konfirmon faktin se në këtë KZAZ do të jepen autorizime të reja, me qëllim pengimin e hyrjes së personave të panjohur, që nuk kanë lidhje me procesin.
Po ashtu numëruesit e shkollës “1 Maji” kanë pezulluar për katër orë procesin e numërimit për shkak të lodhjes.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur