75-vjeçari humb jetën pasi hidhet nga lartësia te “Shefqet Ndroqi”, reagon spitali
Një i moshuar ka humbur jetën ditën e sotme pasi është vetëhehdur nga lartësia. Ngjarja ka ndodhur në spitalin “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet ku ka gjetur vdekjen shtetasi M. K, rreth moshës 75 vjeç.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar për mediat edhe spitali, që shprehet se pacienti u shtrua ditën e diel me sëmundje kronike obstruktive pulmonare, insuficiencë respiratore dhe hipertension arterial dhe gjatë gjithë kohës ka qenë në monitorimin e mjekëve.
“Ngushëllime të sinqerta familjes së pacientit 75-vjeçar, M.K, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, pavarësisht kujdesit dhe përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor.
Pacienti u shtrua ditën e diel me sëmundje kronike obstruktive pulmonare, insuficiencë respiratore dhe hipertension arterial. Gjatë gjithë trajtimit, ai ka qenë nën monitorim të vazhdueshëm dhe nuk ka shfaqur në asnjë moment probleme të shëndetit mendor.
I shprehim ngushëllimet tona familjes dhe sigurojmë publikun se ekipi mjekësor ka ndjekur të gjitha protokollet mjekësore për trajtimin dhe kujdesin maksimal ndaj pacientit”, thuhet në reagimin e spitalit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta