PS fiton në Kombinat dhe në zonën e Astirit, Belind Këlliçi i gëzohet rritjes së PD-së
Kandidati i 10-të i listës së PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi është treguar entuziast për rritjen në vota të partisë të cilën ai përfaqëson, për zonën e Kombinatit dhe Unazës së Re, aty ku partia më e madhe opozitare ka siguruar 9854 vota.
Edhe pse PS ka fituar në KZAZ Nr.36 që përmbledh zonat e Kombinatit dhe Unazës së Re, Këlliçi i është gëzuar rritjes së PD-së në këtë zonë, me 3055 vota më shumë se në zgjedhjet e 2017-ës.
Ai ka falenderuar të gjithë qytetarët që kanë besuar te alternativa e PD-së, duke rritur votat me 44% dhe ka shprehur mirënjohjen për ta, për çdo demokrat dhe për çdo shqiptar.
”Në mbyllje të numërimit në KZAZ 36, falenderoj me zemër qytetarët e Kombinatit dhe Unazës së Re, që besojnë tek alternativa jonë, duke rritur votat tona me 44%, nga 6938 në 9993. 3055 zëra të rinj për ndryshim, që presin bashkë me ne, numërimin e plotë të çdo vote. Mirënjohje çdo qytetari, çdo demokrati, çdo shqiptari! Faleminderit! Belindi’’, shkruan Këlliçi në profilin e tij në Facebook.
Kujtojmë që më herët, në një deklaratë nga kjo KZAZ, kandidatja e PS-së, Belinda Balluku u shpreh se partia e saj ka fituar në këtë zonë prej fushatës efikase dhe punëve të bëra për komunitetin.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni