“Jeni tërbuar” Medvedev sulmon Evropën pas bisedës Trump-Putin: Koha juaj ka mbaruar

13 Shkurt 2025 | 11:18

Ish-presidenti rus dhe zyrtari i lartë i sigurisë në Moskë, Dmitry Medvedev, ka ironizuar rolin e Evropës në skenën botërore, pas telefonatës mes Donald Trump dhe Vladimir Putin.

Në një postim në Telegram, Medvedev deklaroi se Evropa është “e çmendur nga xhelozia dhe tërbimi”, pasi nuk ishte paralajmëruar apo konsultuar për përmbajtjen e bisedës mes dy liderëve. “Kjo tregon rolin e saj real në botë,” shtoi ai, duke theksuar se “koha e Evropës ka mbaruar.”

Biseda midis Trump dhe Putin, e cila zgjati mbi një orë, kishte si fokus përfundimin e luftës në Ukrainë. Pas saj, Trump informoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shprehur besimin se Putin dëshiron paqe dhe se edhe Zelensky ndan të njëjtin qëndrim. “Dua të shoh ndalimin e vrasjeve të njerëzve,” u shpreh Trump.

Në vijim, Uashingtoni dhe Moska ranë dakord për të nisur menjëherë bisedimet mbi një zgjidhje paqësore në Ukrainë. Trump shkroi në platformën e tij “Truth Social” se ai dhe Putin do të “bashkëpunojnë ngushtë” për të gjetur një rrugëdalje nga konflikti.

Nga ana tjetër, Zelensky u shpreh optimist pas bisedës me Trump, duke theksuar në një fjalim me video se “forca e Amerikës është mjaft e madhe për të punuar me Ukrainën dhe partnerët e saj për të detyruar Rusinë të bëjë paqe.”

Sipas presidentit ukrainas, telefonata me Trump ishte e gjatë dhe e detajuar, duke përfshirë diskutime mbi opsionet për negociata dhe çështje diplomatike, ushtarake dhe ekonomike. “Folëm gjatë për rrugët e mundshme drejt paqes,” tha Zelensky.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026