Tensione në Parlament, opozita bllokon foltoren, deputeti i PD shkul mikrofonin
Deputetët e opozitës bllokuan foltoren gjatë seancë së sotme në Kuvendin e Shqipërisë në momentin që fjalën e ka marrë Taulant Balla.
Debati ka nisur për procedurë por opozita refuzoi që Taulant Balla të flasë para deputetëve opozitarë.
Në një moment të përplasjes deputeti i PD Petrit Doda është parë të shkulë mikrofonin dhe ka tentuar të godasë Ballën.
Pranë foltores kanë shkuar edhe punonjësit e Gardës të cilët janë përpjekur të qetësojnë situatën.
Më pas seanca vijoi me një tjetër përplasje mes ministrit Taulant Balla dhe deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka. Ky i fundit u përjashtua nga seanca nga kryeparlajmentarja Elisa Spiropali pasi tentoi të godiste Ballën. Ai u ndalua nga punonjësit e gardës ndërsa në pas arriti të hidhte një shishe në drejtim të Ballës.

LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta