Ish-këshilltari i Trump: Në Kremlin po pinë vodka me shishe, “gosti për Ukrainën”

14 Shkurt 2025 | 11:11

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare të Donald Trump, John Bolton, ka deklaruar se zyrtarët në Kremlin kanë nisur festimet pas qëndrimeve të fundit të presidentit amerikan mbi Ukrainën.

“Zyrtarët në Kremlin po “pinë vodka direkt nga shishja”, pas deklaratave të Trump”, tha Bolton.

Në një intervistë për CNN Bolton tha se Vladimir Putin ka arritur një sërë fitoresh strategjike dhe ka pritur me padurim mundësinë për të negociuar me Trump, duke e parë atë si një lider që do të bënte lëshime të favorshme për Rusinë.

Deklaratat e Bolton vijnë pasi Trump tha se rikthimi i Ukrainës në kufijtë e para vitit 2014 – para aneksimit të Krimesë nga Rusia – është joreal, ashtu sikurse edhe anëtarësimi i saj në NATO.

“Pozicioni që sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, përshkroi në Bruksel përbën termat e një deklarate që mund të ishte shkruar në Kremlin – ndoshta është shkruar në Kremlin,” tha Bolton, duke kritikuar qasjen e Trump ndaj luftës.

Sipas tij, gabimi më i madh strategjik është deklarimi i lëshimeve para fillimit të negociatave. “Nëse hyni në një negociatë, nuk shpallni asnjëherë nuk jepni pozicionet paraprakisht,” theksoi ai.

Qëndrimi i Trump dhe i aleatëve të tij në lidhje me Ukrainën ka shkaktuar reagime të forta, mes frikës se një qasje më e butë ndaj Moskës mund të inkurajojë agresionin rus dhe të minojë përpjekjet e Perëndimit për të mbrojtur sovranitetin ukrainas.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026