Incidentet në derbi, “Disiplina” gjoba dhe ndëshkime për Partizanin dhe Tiranën

14 Shkurt 2025 | 17:37

Komisioni i Disiplinës u mblodh këtë të premte ku shqyrtoi trazirat në derbin e kryeqytetit Partizani – Tirana ku u pa kaos në fushën e lojës dhe në tribuna.

“Disiplina” ka vendosur një sërë dënimesh për lojtarët dhe drejtuesit e dy skuadrave si dhe klubet respektive si më poshtë:

  • FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në drejtim të tifozerisë kundërshtare, duke përdorur kore fyese ndaj ekipit dhe tifozerisë kundërshtare si dhe duke lejuar hyrjen e tifozëve në fushën e lojës para fillimit të ndeshjes, në bazë të neneve 17/2/a, 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (Njëqind mijë) lekë.
  • Lojtari i FK Partizani, Besar Gudjufi, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, duke fyer lojtarët e ekipit kundërshtar me shenja fyese, në bazë të nenit 13/2 të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të nenit 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  • Lojtari i FK Partizani, Altin Bytyçi, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  • KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në drejtim të tifozerisë kundërshtare si dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit dhe tifozerisë kundërshtare, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  • Lojtari i KF Tirana, Leon Kozi, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  • Lojtari i KF Tirana, Gledi Mici, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  • Lojtari i KF Tirana, Aldi Gjumsi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të nenit 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  • Zyrtari i KF Tirana, Agim Ibrahimi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.LEXONI GJITHASHTU:
  • Dhuna në derbin Partizani-Tirana, FSHF ja faturon fajin policisë
  • Dhuna në derbi, 3 të arrestuar, procedohen përfaqësuesi i Partizanit dhe FSHF-së
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026