“Nevojitet një ushtri evropiane”- Zelensky apel BE-së: Planet e Putin për këtë verë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka dhënë një mesazh të fortë në Konferencën e Sigurisë të Mynihut, duke theksuar urgjencën për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Presidenti ukrainas kërkoi një qëndrim më të fortë të kombeve europiane për të marrë nën kontroll të ardhmen e sigurisë së tyre.
Zelenskyy tha se, nëse Ukraina nuk siguron anëtarësimin në NATO, duhet të krijohen kushte për ndërtimin e një strukture alternative të ngjashme me NATO-n brenda vendit. Ai theksoi gjithashtu se anëtari më i fuqishëm i NATO-s në këtë moment duket se është Presidenti rus, Vladimir Putin.
“Ne nuk mund të pranojmë një armëpushim pa garanci të vërteta sigurie,” tha Zelenskyy, duke riafirmuar vendosmërinë e Ukrainës për të mbetur një pjesëmarrëse aktive në vendimet që prekin të ardhmen e saj. Ai gjithashtu theksoi se Ukraina nuk do të pranojë “marrëveshje të arritura pas shpine” pa përfshirjen e saj në diskutime.
Në fjalën e tij drejtuar liderëve europianë, Zelenskyy bëri thirrje për një rritje të pavarësisë së kontinentit në fushën e mbrojtjes, duke kërkuar që armët të prodhohen plotësisht në Europë. “Evropa duhet të vendosë për të ardhmen e saj,” tha ai, duke sinjalizuar një kalim drejt një autonomie më të madhe të Europës në çështjet e sigurisë.
Presidenti ukrainas gjithashtu theksoi se ka ardhur koha për krijimin e një ushtrie europiane, duke paralajmëruar se trupat koreano-veriore që luftojnë përkrah forcave ruse janë duke mësuar taktika moderne të luftës.
Ai vijoi kërkesat për për ndihmë të vazhdueshme ushtarake nga aleatët perëndimorë.
“Ushtria jonë e vetme nuk është e mjaftueshme, na duhet mbështetje nga ju,” tha Zelenskyy.
“Ukraina ka informacione të qarta që tregojnë se Rusia planifikon të dërgojë trupa në Bjellorusi këtë verë”, shtoi presidenti i Ukrainës.
Ai bëri thirrje që liderët europianë të veprojnë menjëherë për sigurinë e tyre, duke pyetur: “Nëse Rusia nis një sulm ose një operacion tjetër në Evropë, a janë ushtritë tuaja të gatshme për ta përballuar?”
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta