Kina i del në krah Evropës për bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi, qëndrimi i Pekinit
Kina ka theksuar se të gjitha palët e interesuara në konfliktin Rusi-Ukrainë duhet të jenë të përfshira në bisedimet e paqes, duke vënë theksin te roli i Evropës në zgjidhjen e krizës. Këtë qëndrim e ka shprehur ministri i Jashtëm kinez, Ëang Yi, në Konferencën e Sigurisë të Mynihut, pas një morie mesazhesh nga Shtetet e Bashkuara për mënyrën e përfundimit të luftës.
“Shpresojmë që të gjitha palët dhe ata që janë drejtpërdrejt të përfshirë të marrin pjesë në bisedimet e paqes në kohën e duhur,” ka thënë Ëang, sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme të Kinës. Ai gjithashtu ka shtuar se Kina mbështet çdo përpjekje të dedikuar për paqen, përfshirë konsensusin mes SHBA-së dhe Rusisë për zhvillimin e bisedimeve.
Ëang ka theksuar se është e nevojshme që Evropa të luajë një rol të rëndësishëm për paqen, duke adresuar shkaqet rrënjësore të krizës dhe duke ndihmuar në gjetjen e një kornize sigurie të balancuar, efektive dhe të qëndrueshme, për të arritur paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Evropë.
Ministri kinez ka shprehur gatishmërinë e Kinës për të rritur komunikimin strategjik me Bashkimin Evropian dhe për të përmirësuar mirëkuptimin e ndërsjellë. Ai gjithashtu ka nënvizuar se Kina dëshiron të kontribuojë në sjelljen e stabilitetit global, duke diskutuar këto çështje me shefen e politikave të BE-së, Kaja Kallas, në margjinat e konferencës.
LEXONI GJITHASHTU:
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)