Studim i ri: Ilaçet për obezitetin mund të ndihmojnë në varësinë nga alkooli
Medikamentet që po përdoren për humbjen e peshës tek personat diabetikë mund të ndihmojnë në reduktimin e dëshirës për alkool.
Edhe pse ende nuk ka një konkluzion përfundimtar, studiuesit amerikanë po analizojnë efektin e semaglutidit, përbërësi aktiv në ilaçin Ozempic, tek personat me varësi ndaj alkoolit.
Ky preparat imiton hormonet në zorrë dhe tru për të rregulluar oreksin dhe ndjenjën e ngopjes.
Megjithatë, duke qenë se studimi përfshiu vetëm 48 të rritur dhe zgjati pak më shumë se dy muaj, ekspertët thonë se nevojiten kërkime më të gjera për të konfirmuar efektet e tij. Pasi ende nuk është e qartë sa të sigurta janë këto ilaçe për ata që nuk kanë nevojë të humbin peshë.
Rezultatet mbështesin prova të mëparshme nga studimet te kafshët dhe raportimet nga përdoruesit, të cilët thonë se ilaçet e njohura për humbje peshe ndihmojnë në menaxhimin e varësisë jo vetëm ndaj ushqimit, por edhe ndaj duhanit dhe alkoolit.
Shkencëtarët po studiojnë gjithashtu ndikimin e këtyre medikamenteve te duhanpirësit, personat me varësi nga opioidet dhe përdoruesit e kokainës.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta