Antuela Malaj: Publikimi i videos në Gjirokastër implikon pjesën e manipulimit
Analistja zgjedhore e KRIIK Antuela Malaj komentoi procesin e zgjedhjeve për Euronews Albania duke thënë se ka numërimin ka ecur me ritme të mira.
“Për të thënë gjykimin për zgjedhjet duhet të presim të përfundojë procesi i numërimit. Ngarkesa që karakterizoi fushatën nuk u reflektua në ditën e zgjedhjeve dhe ky është një hap pozitiv. Numërimi ka qenë me ritme të mira, pasi ka përfunduar në 80% dhe mendohet se sot përfundon. Pranimi i rezultatit ka rëndësi dhe kjo ndihmon procesin,” tha analistja zgjedhore e KRIIK Antuela Malaj.
Numëri i lartë i votave të pavlefshme përbën një shqetësimi sipas analistes zgjedhore të KRIIK.
“Për fat të keq ka qenë në nivel shumë të lartë numri i votave të pavlefshme në zgjedhjet e 2021 në 5%, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017 ku ishte 2%. Publikimi i videos në Gjirokastër nga kandidati i pavarur implikon pjesën e manipulimit, duhet pritur vendimi nga organet e drejtësisë,” u shpreh analistja Antuela Malaj.
Një tjetër shqetësimi që ka pasur fushata zgjedhor nga vëzhgimi që ka bërë KRIIK është dhe përfshirja e adminstratës sipas znj. Malaj.
“KRIIK ka vlerësuar si shqetësues përfshirjen e administratës gjatë fushatës elektorale. Pavarësisht se ata nuk mund të merrnin pjesën në evente gjatë orarit të punës dhe jashtë orarit të punës duhet të jenë të tërhequr, përfshirja ka ndodhur gjërësisht,” përfundoi analistja.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni