17 vjetori i Pavarësisë, Kurti: Çmoj punën e krerëve shtetërorë të mëparshëm
Kryeministri Albin Kurti në ceremoninë e parakalimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës foli për historinë e krijimit të shtetit të Kosovës deri në krijimin e tij.
Kurti tha se Kosova është shteti me historinë më të gjatë të përpjekjeve për krijimin e tij. Ai mbi të gjitha çmoi sakrificën e të gjitha atyre që punuan dhe sakrifikuan për Kosovën ndër breza.
Ndër të tjera, kryeministri Kurti ka folur dhe për deputetët apo krerët e atëhershëm të shtetit pas të cilëve qëndrojnë firmat e nënshkruara të tyre në deklaratën e Republikës së Kosovës më 17 shkurt 2008.
“Republika e Kosovës është rezultat i aktit sipëror të brezit më të ri të të zgjedhurve të popullit të saj, emrat e përveçëm të të cilëve lexohen pas firmave të nënshkruara në deklaratën e Republikës së Kosovës më 17 shkurt 2008 nga 109 deputetë të Kuvendit të Republikës, si dhe nga krerët shtetërorë të asaj kohe: Presidenti Fatmir Sejdiu, kryekuvendari Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi”, tha Kurti.
Ai shtoi se Republika e Kosovës është shtëpia e popullit tonë, është shtëpia e shqiptarëve dhe pakicave që jetojnë në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
Arrestohen në Zubin Potok dy serbë të dyshuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë
Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës
- 15:26 Përgjimet e SPAK për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, prokurori Prençi: Çfarë pune i kreve? Përgjigjet Shkreli
- 15:06 I pandehur për korrupsion në zgjedhje, dëshmon kryebashkiaku i Vaut të Dejës: S’kam blerë vota
- 14:29 Avokatët e huaj takojnë Erion Veliajn në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
- 14:17 I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK
- 14:06 Zyrtarizohet rikthimi, Roberto Mancini merr sërish drejtimin e kombëtares italiane
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane