Grenell për Thaçin: Duhet të ishte duke festuar në Prishtinë, jo pas hekurave
Emisari amerikan, Richard Grenell ka uruar Kosovën në 17 vjetorin e Pavarësisë teksa e cilëson si një moment historik të lënë nën hijë për shkak të padrejtësive të bëra ndaj shtetit të Kosovës.
Ndër të tjera, Grenell ka folur për Hashim Thaçin që sipas tij, duhet të jetë duke festuar në këtë ditë në Prishtinë dhe jo pas hekurave në Hagë.
Mesazhi i plotë i Grenell:
“I uroj të gjithë miqve të mi në Kosovë një festë të gëzueshme dhe të sigurt në 17 vjetorin e pavarësisë së tyre. Megjithatë, ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e rëndë. Babai themelues i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë. Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit. Dhe institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie – për shkak të politikës. Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Albin Kurti i përgjigjet Grenell: Marrëdhëniet me SHBA-në janë më të mira se kurrë
- Berisha uron Pavarësinë e Kosovës: Është shembull për rajonin
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë