Albin Kurti i përgjigjet Grenell: Marrëdhëniet me SHBA-në janë më të mira se kurrë

6 Shkurt 2025 | 20:14

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po garon për një mandat të dytë, ka reaguar për herë të parë lidhur me kritikat e të Dërguarit të SHBA për Misione, Richard Grenell, i cili disa ditë më parë, e cilësoi kreun e Lëvizjes Vetëvendosje si partner jo të besueshëm për Uashingtonin zyrtar.

Në një intervistë të dhënë për median në Kosovë Kurti tha se marrëdhëniet aktuale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë në nivelin më të mirë të mundshëm që nga fillimi i tyre. Teksa e cilësoi veten aktivist dhe jo analist duke lënë të kuptohet se Grenell është analizuar nga media dhe jo cituar.

Kurti pranoi se ka vërejtje dhe kritika nga SHBA, por sipas tij këto vlejnë për të ecur përpara. Kryeministri Kurti ka shkuar më tej duke thënë se falë qeverisjes së tij, raporti Kosovë-SHBA ka avancuar dhe nuk është vetëm diplomatik, por është fortifikuar edhe në fushën e sigurisë dhe energjetikës.

Më 3 shkurt, Richard Grenell kritikoi ashpër Albin Kurtin, vetëm 5 ditë para zgjedhjeve në Kosovë. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Grenell shprehej se “qeveria Kurti nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Biden”. Gjithashtu, ai theksonte se “kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit”.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026