Prokuroria e Gjirokastrës sekuestron pasuritë e një të dyshuari për trafik droge

18 Shkurt 2025 | 14:23

Prokuroria e Gjirokastrës ka sekuestruar një sërë pasurish të një shtetasi të identifikuar me inicialet D.A., mbi të cilin rëndojnë dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale, përfshirë trafikimin e lëndëve narkotike dhe pjesëmarrjen në një grup të strukturuar kriminal.

Sipas njoftimit zyrtar, pasuritë e sekuestruara përfshijnë toka, biznese dhe objekte të ndryshme, të cilat, sipas hetimeve, nuk justifikohen me të ardhurat e deklaruara nga shtetasi dhe familjarët e tij.

Sekuestrimi është kryer në kuadër të hetimit të procedimit pasuror nr.2 të vitit 2019 dhe bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë.”

Pasuritë e sekuestruara:

Truall me sipërfaqe 350 m² në qytetin e Gjirokastrës

Truall me sipërfaqe 1500 m² dhe një ndërtim 23 m² në Lazarat

Truall me sipërfaqe 450 m² dhe një tjetër prej 1646 m² në Grehot

Arë me sipërfaqe 7000 m² në fshatin Arshi Lengo

Objekt tregtar me sipërfaqe të zënë prej 6500 m², ndërtuar në vitin 2005 në fshatin Kordhocë, Lazarat

Lokal dhe magazinë, ndërtuar në vitin 2013 në të njëjtin fshat

Fushë mini-futbolli me sipërfaqe 500 m² dhe një ndërtesë njëkatëshe 37.2 m², ndërtuar në Lazarat

Automjet tip “Mercedes-Benz”

Prokuroria vijon hetimet për të verifikuar burimin e pasurive dhe për të zbardhur të gjitha rrethanat e përfshirjes së shtetasit D.A. në aktivitet të mundshëm kriminal.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026