Hamasi premton lirimin këtë javë të 6 pengjeve dhe dorëzimin e 4 trupave të pajetë
Izraeli dhe Hamasi do të nisin negociatat për fazën e dytë të armëpushimit në Gaza, pasi grupi militant palestinez njoftoi se do të lirojë më shumë pengje këtë javë, përfshirë trupat e pajetë të dy fëmijëve.
Khalil al Hayya, lider i Hamasit në Gaza, tha se trupat e 4 pengjeve do t’u dorëzohen njësive izraelite ditën e enjte, ndërsa 6 pengje të tjerë të gjallë do të lirohen të shtunën.
Edhe zyra e kryeministrit Netanyahu konfirmoi se në Kajro ishte arritur një marrëveshje për të siguruar lirimin e personave të rrëmbyer.
Negociatat për fazën e dytë të akordit ishin planifikuar të nisnin më 4 shkurt, por Katari, që së bashku me Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara po ndërmjetësojnë mes palëve, deklaroi se zyrtarisht ato nuk kishin filluar.
“Kjo do të ndodhë këtë javë”, ka bërë të ditur ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar në një konferencë shtypi të mbajtur në Jerusalem.
Shteti hebre ka dhënë sinjale të ndryshme në javët e fundit sa i takon angazhimit të tij në fazën e ardhshme të bisedimeve për armëpushimin, që hyri në fuqi më 19 janar dhe që synonte dhënien fund të luftës në Gaza.
Faza fillestare e paktit, që përfshin 42 ditë pa luftë dhe kthimin e 33 pengjeve izraelite në këmbim të disa qindra të burgosurve palestinezë, ka ecur pavarësisht një seri përplasjesh dhe akuzash për shkelje, që rrezikuan ta nxirrnin nga shinat.
LEXONI GJITHASHTU:
- Hamasi liron tre pengje izraelitë në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë
- Hamasi konfirmon emrat e tre pengjeve që do të lirohen të shtunën
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia