Bllokim masiv në një plazh të Australisë: Mbi 150 balena ngordhin
Më shumë se 150 balena vrasëse të rreme kanë ngordhur ose do të eutanizohen pas një bllokimi masiv në një plazh të largët në Tasmania, Australi. Sipas Departamentit të Burimeve Natyrore dhe Mjedisit të Tasmanisë, kafshët ishin bllokuar pranë lumit Arthur, në veriperëndim të ishullit.
Nga 157 balenat e përfshira, rreth 90 mbetën të gjalla të mërkurën, por autoritetet kanë thënë se kushtet komplekse e kanë bërë të pamundur shpëtimin e tyre. Ekspertët raportojnë se kafshët janë nën stres ekstrem pas më shumë se 24 orësh në plazh.
Tasmania ka përjetuar disa bllokime masive në vitet e fundit, përfshirë më të keqin në vitin 2020, por bllokimi masiv i balenave vrasëse të rreme nuk ka ndodhur për më shumë se 50 vjet. Balenat vrasëse të rreme, të njohura edhe si orka, janë një nga speciet më të mëdha të delfinëve dhe mund të arrijnë deri në 6 metra gjatësi dhe të peshojnë deri në 1.5 ton.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania