Toronto| Dalin nga spitali shumica e të lënduarve nga përplasja e avionit

19 Shkurt 2025 | 08:08

Shumica e pasagjerëve të plagosur nga përplasja gjatë uljes së një avioni të linjës ‘Delta Air Lines’ kanë dalë nga spitali, tha drejtorja ekzekutive e aeroportit të Torontos.

Vetëm 2 nga 80 pasagjerët që po udhëtonin nga Mineapolis për në Toronto po vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor, pasi i mbijetuan mrekullisht përplasjes gjatë momentit të uljes së avionit, pasditen e së hënës. Pjesa më e madhe pësuan vetëm lëndime të lehta.

Avioni u ndal në pistë përmbys, dhe gjatë uljes në pistë mori flakë.

Deborah Flint, drejtorja ekzekutive e Autoritetit të Aeroporteve të Torontos, tha se 19 nga 21 të lënduarit kanë dalë nga spitali.

Autoritetet thanë se vazhdojnë hetimet për arsyet e këtij incidenti pasi mbetet ende e paqartë arsyeja qe çoi avionin të bënte një ulje.

Në momentin e uljes, në aeroportin ndërkombëtar Pearson të Torontos binte borë dhe frynte erë me shpejtësi deri në 65 kilometra në orë, sipas Shërbimit Metereologjik të Kanadasë. Temperatura ishte në -8.5 gradë Celcius.

Peter Carlson, një ndër pasagjerët që po udhëtonte drejt Torontos për të marrë pjesë në një konferencë mjekësore, tha se “Papritur gjithçka u zhvendos dhe u gjenda kokëposhtë i mbajtur nga rripi i sigurimit”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026