Rrëzohet gjatë uljes avioni në Kanada, disa të plagosur, tre në gjendje kritike

17 Shkurt 2025 | 22:31

Një aeroplan i Delta Air Lines është rrëzuar gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson të Torontos.

Sipas BBC deri tani ka rreth tetë persona të plagosur, nga të cilët  tre persona me lëndime kritike. Ata janë shoqëruar në spitale të ndryshme, duke përfshirë një “pacient pediatrik” dhe një burrë rreth të 60-tave.

Aeroporti thotë se është në dijeni të incidentit në lidhje me avionin, i cili po mbërrinte nga Minneapolis, ndërsa shton se “të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi janë llogaritur” dhe se ekipet e emergjencës po i përgjigjen incidentit.

Fotot në rrjetet sociale tregojnë se avioni është kthyer përmbys në dëborë.

“Toronto Pearson është në dijeni të një incidenti gjatë uljes që përfshin një aeroplan të Delta Airlines që mbërrin nga Minneapolis. Ekipet e urgjencës po përgjigjen. Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi janë llogaritur”,-thuhet nw deklaratwn e Aeroportit.

Një shoqatë që përfaqëson stjuardesat në SHBA thotë se po i përgjigjet një incidenti në Toronto në lidhje me Fluturimin 4819 të Delta Air Lines Endeavour.

Në një postim në X, Shoqata e Shoqëruesve të Fluturimit-CWA thotë se anëtarët e ekuipazhit të saj po punonin në fluturim.

“Raportet janë se nuk ka viktima,” thotë ai, duke u kërkuar njerëzve të mos spekulojnë mbi incidentin pasi të gjithë punojnë për të mbledhur informacion dhe për të mbështetur të përfshirët.

LEXONI GJITHASHTU:

Gjendet i rrëzuar avioni që humbi kontaktet në Alaskë, 10 viktima, asnjë i mbijetuar

Zhduket avioni me 10 persona në bord në Alaskë, nisin kërkimet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026