Gjendet i rrëzuar avioni që humbi kontaktet në Alaskë, 10 viktima, asnjë i mbijetuar

8 Shkurt 2025 | 09:38

Një avion i vogël pasagjerësh, që udhëtonte drejt qytetit Nome në Alaskën perëndimore, u rrëzua të premten në ujrat e ngrira detare, duke rezultuar në vdekjen e të 10 personave që ndodheshin në bord, sipas autoriteteve.

Avioni, i përket kompanisë Bering Air, dhe po udhëtonte nga qyteti Unalakleet me nëntë pasagjerë dhe një pilot.

Ai u nis në orën 14:37 të së enjtes, ndërsa kontaktet me të u humbën më pak se një orë pas nisjes.

Roja Bregdetare tha se ai u zhduk rreth 30 milje (48 kilometra) në juglindje të Nome.

Aeroplani ishte 12 milje (19 kilometra) në det të hapur, sipas Gardës Bregdetare.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Meteorologjisë, në zonë kishte reshje të lehta dëbore dhe mjegull, me temperatura që arrinin deri në -8.3°C.

Shpëtimtarët e Rojes Bregdetare të SHBA, të cilët po kërkonin avionin me helikopter, gjetën rrënojat e tij në akullin e detit, rreth 30 milje në juglindje të Nome.

Më pas, ata dërguan dy notarë të shpëtimit për të hetuar situatën.

Zyrtarët e Bering Air thanë se avioni kishte kapacitetin maksimal të pasagjerëve dhe fluturimi ishte një udhëtim rutinë.

Të dhënat e radarëve nga Patrulla Civile Ajrore e SHBA-së treguan se rreth orës 3:18 pasdite, avioni kishte pësuar një ngjarje që shkaktoi humbjen e shpejtë të lartësisë dhe shpejtësisë.

Sipas autoriteteve, nuk ka pasur sinjale shqetësimi nga avioni, dhe nuk ka pasur asnjë mesazh alarmi që mund të njoftonte për rrezikun.

Ky është rasti i tretë i një aksidenti ajror në SHBA brenda tetë ditëve, pasi më 29 janar një përplasje mes një avioni pasagjerësh dhe një helikopteri ushtarak në afërsi të kryeqytetit mori jetën e 67 personave, ndërsa më 31 janar një avion ambulancë u rrëzua në Filadelfia, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë personave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026