VIDEO/ Tmerr në rrugë, avioni bie mbi një autobus në Sao Paulo
Një aksident ajror në Brazil i ka marrë jetën dy personave, pasi një avion i vogël ra mbi një autobus gjatë tentativës për një ulje emergjente në një rrugë në Sao Paulo, raportojnë mediat lokale.
Avioni i vogël u përplas me disa mjete në rrugën e ngarkuar Marques de São Vicente në Sao Paulo, Brazil, rreth orës 7:20 të mëngjesit, sipas kohës lokale (10:20 ora e Mbretërisë së Bashkuar).
Media lokale G1 raportoi se fatmirësisht autobusi ishte pa pasagjerë në momentin e përplasjes ndërsa janë konfirmuar dy viktima. Një ekip zjarrfikësish gjeti dy trupa të djegur brenda avionit, sipas gazetës.
Pamjet nga vendi i aksidentit tregojnë se avioni dhe autobusi ishin përfshirë në flakë, me dhjetëra zjarrfikës që po përpiqeshin të shuanin zjarrin.
Avioni kishte nisur nga Aeroporti Campo de Marte rreth orës 7:15 të mëngjesit, duke udhëtuar drejt qytetit Porto Alegre.
Vetëm pesë minuta më vonë, avioni u mundua të realizonte një ulje emergjente në rrugë dhe u përplas me autobusin.
Sipas zjarrfikësve, nuk kishte pasagjerë në autobus në momentin e aksidentit.
João Lucas da Silva Amaral i tha TV Globo se avioni goditi një pemë dhe u derdh karburant, duke bërë që avioni të humbte lartësinë dhe të përplasej.
Një dëshmitar tjetër, Genival Dantas Arraes, tha për mediat: “Avioni po shkonte nëpër bulevard dhe unë pashë gjithçka duke fluturuar dhe topin e zjarrit. Eksplodoi menjëherë. Të gjithë ishin të shokuar. Avioni po çinte pemët e palme dhe tabelat. Kaloi shumë shpejt.”
Një motorist që po udhëtonte në rrugë u plagos kur mbeti i goditur nga copa avioni. Një grua që ndodhej në trotuar gjithashtu u plagos dhe u dërgua në spital. Nuk ka informacion në lidhje me pasojat e plagëve të tyre.
Avioni i vogël, i identifikuar nga media lokale si një King Air F90, mund të transportojë deri në tetë pasagjerë. Duket se kishte vetëm dy viktima në bord, pasi një zëdhënës i shërbimit zjarrfikës konfirmoi për mediat lokale se nuk kishte të mbijetuar nga aksidenti.
Ende nuk dihet arsyeja pse avioni duhej të bënte ulje emergjente. Policia dhe Forca Ajrore e Brazilit janë duke hetuar shkakun e aksidentit.
Sekretari i Sigurisë Publike të São Paulos, Guilherme Derrite, tha në një postim në rrjetet sociale se shumë ekipe po punonin në vendin e aksidentit. “Ekipet tona po punojnë mbi aksidentin e një avioni me dy motorë në Av. Marques de São Vicente, në São Paulo. Shërbimi Zjarrfikës ka kontrolluar flakët,” tha ai.
Pas aksidentit, hapësira ajrore mbi këtë zonë u mbyll.
LEXONI GJITHASHTU:
Deti i Azovit, një krizë si Ngushtica e Hormuzit?
Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë si Ngushtica e Hormuzit?
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)




