Goditet grupi kriminal, arrestohen 3 shqiptarë për trafik droge në Itali e Shqipëri
Operacioni ndërkombëtar “Alba Tibus” ka goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike ndaj një grupi të strukturuar kriminal, duke bërë të mundur arrestimin e 3 personave.
Në kuadër të operacionit, janë arrestuar në Vlorë tre shtetas shqiptarë: Anxhelo Ajazaj 27 vjeç, Klarens Dalipaj 30 vjeç dhe Xhino Hamitaj 30 vjeç, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal që trafikonte kanabis kryesisht në Romë, Itali.
Hetimet kanë identifikuar gjithashtu një tjetër pjesëtar të grupit, Eurel Liçaj, i cili aktualisht po vuan një dënim në burgun e Rrogozhinës.
Operacioni në Shqipëri u finalizua nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, si dhe në bashkëpunim me autoritetet italiane, përfshirë Karabinierinë e Romës dhe Zyrën e Interforcës Italiane në Shqipëri.
Ndërkohë, policia vijon hetimet me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimit të organizuar dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta