Uashingtoni shpall si organizata terroriste 8 kartele të drogës në Amerikën Latine
Administrata e Presidentit Donald Trump ka shpallur zyrtarisht tetë organizata të krimit të organizuar në Amerikën Latine si “organizata të huaja terroriste”, duke intensifikuar trysninë mbi kartelet e drogës dhe ata që i mbështesin.
Ky veprim, që bazohët në një urdhër ekzekutiv të lëshuar më 20 janar, përfshin organizatat kriminale si Tren de Agua nga Venezuela dhe MS-13 nga El Salvador. Lëvizja do të publikohet të enjten në Regjistrin Federal.
Një nga prioritetet kryesore të administratës Trump është sigurimi i kufirit SHBA-Meksikë, ku ai është angazhuar për dëbimin masiv të imigrantëve të paligjshëm dhe për të dërguar trupa ushtarake në kufi. Përcaktimi i karteleve si organizata terroriste është i pazakontë, pasi ky etiketim është zakonisht përdorur për grupe si al-Kaida ose Shteti Islamik, që përdorin dhunë për qëllime politike.
Administrata e Trump argumenton se këto grupe përdorin dhunë dhe trafikun e drogës dhe imigrantëve për të zgjeruar territoret e tyre, dhe se lidhjet ndërkombëtare të këtyre grupeve justifikojnë këtë etiketim.
Krtikët e kësaj mase thonë se ajo mund të dëmtojë marrëdhëniet me Amerikën Latine dhe të pengojë tregtinë, duke krijuar frikë për mundësinë e ndjekjeve penale për ata që janë të lidhur me botën e karteleve, si banka dhe biznese. Kartele të drogës kanë një ndikim të gjerë në ekonominë meksikane, përfshirë trafikun e drogës dhe luftën për kontrollin e tregtisë së avokados, një industri disa miliardë dollarëshe.
Grupi i ndihmave dhe organizatat e biznesit kanë shprehur shqetësime për ndikimin që kjo masë mund të ketë në importet dhe eksportet e ushqimeve.
Në një reagim, Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka theksuar se Meksika do të mbrojë sovranitetin dhe pavarësinë e saj dhe do të koordinohet me SHBA-në për të luftuar kartelet, duke theksuar se lufta kundër krimit duhet të zhvillohet brenda territoreve të dy vendeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta