Mbështetësit e Trump pushtojnë Uashingtonin, presidenti i zgjedhur mbërrin në kishë
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i shoqëruar nga familja e tij dhe figurat kryesore të administratës së ardhshme, e nisën ditën e inagurimit si president duke ndjekur meshën në Kishën e Shën Gjonit në Uashington DC.

Pas Trump në kishë mbërriti zëvendëspresidenti JD Vance i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Usha Vance.

Më pas mbërritën dhe fëmijët e Trump, të shoqëruar nga mbesat dhe nipërit e tij.

Ndërkohë që mbështetës të shumtë të Presidentit mbërritën në Uashington DC në prag të betimit për mandatin e dytë si president i Shteteve të Bashkuara.
Me kapele “Ta bëjmë Amerikën të madhe sërish” mbështetësit e Trump tashmë kanë filluar të zënë vendet e tyre brenda Capital One Arena – disa orë përpara se Donald Trump të mbajë fjalimin pas betimit të tij zyrtar në Kapitol.

Ceremonia, që tradicionalisht mbahet jashtë selisë së Capitol Hill, është spostuar në ambiente të brendshme për shkak të temperaturave të acarta, që pritet të bien në minus 13 gradë.
Pas betimit, Trump do të mbajë një fjalim drejtuar kombit, ndërsa më vonë ai do të marrë pjesë në tre ceremoni që do të mbahen në mbrëmje, me orën lokale. Rreth 200 mijë mbështetës pritet të vizitojnë qytetin për të shënuar kalimin e pushteteve.
Në fjalimin e fundit të mbajtur të dielën, Trump premtoi nënshkrimin e një seri urdhrash ekzekutivë që në ditën e parë si kryetar shteti. Të njëjtën ditë, një manifestim u mbajt në Uashington kundër planeve të tij sa i takon ndryshimeve të klimës.
LEXONI GJITHASHTU:
Hegseth anulon udhëtimin në Izrael, ndërsa tensionet me Iranin përshkallëzohen
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zyrtari i Emirateve të Bashkuara Arabe: Sulmet e Iranit, shenjë se janë të paaftë të angazhohen për uljen e tensioneve
- 12:08 KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
- 11:58 Hegseth anulon udhëtimin në Izrael, ndërsa tensionet me Iranin përshkallëzohen
- 11:41 Mijëra persona në Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë
- 11:31 Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
- 11:18 Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
- 11:13 Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë