“Kartat i ka Putin”- Trump flet për marrëveshjen e paqes në Ukrainë
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Rusia ka një avantazh në negociatat e paqes për Ukrainën, duke argumentuar se Moska ka marrë “shumë territor” që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë.
Në një intervistë për BBC, Trump u shpreh se beson vërtetë se Rusia dëshiron t’i japë fund luftës.
“Mendoj se ata duan të shohin fundin e luftës. Ata i kanë kartat, sepse kanë marrë shumë territor,” tha Trump.
Deklaratat e tij vijnë pas kritikave të ashpra ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, të cilin e quajti “diktator” në një konferencë të dhënë më herët në Florida. Etiketimet ndaj Zelenskyt Trump i përsëriti edhe në një postim në rrjetin e tij social, “Truth Social”.
Kritikat e Trump u nxitën nga dekalrata e Zelenskyt i cili tha se presidenti amerikan “po jeton mes dezinformimit” të shpërndarë nga Moska.
Në Florida, Trump gjithashtu vuri në dyshim legjitimitetin demokratik të Zelensky-t, duke përmendur mungesën e zgjedhjeve në Ukrainë dhe duke pretenduar se ai kishte një mbështetje të ulët publike. Megjithatë, sipas një sondazhi të fundit të BBC Verify, 57% e ukrainasve shprehin besim ndaj presidentit të tyre.
Komentet e Trump kanë shkaktuar reagime të ashpra në skenën ndërkombëtare. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cilësoi deklaratat e tij si “të gabuara dhe të rrezikshme”, ndërsa kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, konfirmoi mbështetjen e tij për Zelensky-n në një bisedë telefonike me të.
Ndërkohë, bisedimet mes zyrtarëve amerikanë dhe rusë, të martën, shënuan kontaktin e parë të nivelit të lartë mes dy vendeve që nga fillimi i luftës.
Në një tjetër deklaratë, Trump la të kuptohet se Ukraina duhet të kishte arritur një marrëveshje për të shmangur konfliktin. “Nuk duhej ta kishe nisur kurrë atë luftë. Mund të kishte bërë marrëveshje,” tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)