“Cowboy”, aktorja Lee Dong sjell shfaqjen e saj nga Parisi në “Mediums”

21 Shkurt 2025 | 12:39

Aktorja Lee Dong vjen nga Parisi në “Mediums”, festivali i teatrit bashkëkohor i drejtuar nga aktorja e mirënjohur shqiptare Ema Andrea.

Në këtë shfaqje ajo hyn tek personazhi dhe e tregon historinë e saj me habi, duke kujtuar tmerret me zgjuarsi të pafajshme, sikur këto gjëra i ndodhin çdo vajze. Ajo e zhvesh jetën e saj dhe na bën për të qeshur përballë më të keqes. Triumfi i saj është shpërblim i nevojshëm.

Lee Dong është një aktore, mësuese, regjizore dhe shkrimtare e cila jeton në Paris, Francë. Lee Dong u diplomua në degën teatër në Universitetin e West Virginia, USA dhe nga Jacques Lecoq International School në Paris.

Nga viti 2018 deri në 2020, ajo performoi në Le Banquet nga Mathilda May, me të cilin fitoi çmimin Les Molieres. Në ekran Lee ka punuar me një numër të lartë regjizorësh, duke përfshirë dhe Julie Delpy, Luc Besson, Antoine Garceau dhe Cedric Klapisch. Lee figuron në Dix Pour Cent në Netflix dhe në Gutys me Hilary Clinton në Apple TV.

Festivali i teatrit bashkëkohor i titulluar “Mediums” është një ngjarje kulturore që mbledh artistë e grupe teatrore, dhe synon të kthehet në një iniciativë vjetore, duke vendosur Tiranën dhe Shqipërinë çdo vit në dinamikat e artit bashkëkohor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026