Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, Gjykata e Posaçme lë në burg Petrit Lakaton

21 Shkurt 2025 | 20:34

Gjykata e Posaçme ka lënë me masë “arrest në burg” Petrit Lakaton. Ai ndalua tre ditë më parë si pjesë e grupit të vëllezërve Hajdar e Franc Çopja.

Lakato dyshohet se pastronte paratë e organizatës kriminale, teksa SPAK njoftoi se kishte sekuestruar edhe kompaninë “Solis Farm”, një pikë agroturizmi në Mumajes të Baldushk-ut, godinën dhe sipërfaqen e tokës në të cilën ky operator ekonomik ushtron aktivitetin. Godina në fjalë përbëhet nga dy kate, kati i parë nga kuzhina, restoranti, ambienti i restorantit, veranda, etj dhe kati i dytë i përbërë nga dy dhoma, sallon etj.

Në sekuestro janë vënë edhe pajisje e ambiente ndihmëse për aktivitetin e shërbimeve.  Po ashtu, gjatë kontrollit personal ndaj Petrit Lakatos u gjetën dhe u sekuestruan 2940 euro, 203 mijë lekë të rinj, orë e markës luksoze Rolex, një varëse floriri me 3 diamante dhe 4 telefona.

Vetëm një muaj më parë krerëve të organizatës kriminale të Çopjave, mes dhjetëra pasurive, SPAK u sekuestroi edhe 10 milionë $ në kripto, në bashkëpunim me policitë e disa shteteve ku ata dyshohet se vepronin me trafikun e kokainës, dhe pagesat i bënin me monedha virtuale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026