Zgjedhjet në Gjermani, Merz dhe Scholz mbajnë mitingjet finale
Gjermanët u drejtohen kutive të votimit të dielën, për të vendosur mbi qeverinë e tyre të ardhshme.
Katër kandidatë garojnë për postin e kancelarit, Olaf Scholz nga Social-Demokratët; Friedrich Merz nga Unioni Kristian Demokrat, Robert Habeck nga të Gjelbrit dhe Alice Weidel nga Alternativa për Gjermaninë.
Sipas sondazheve të fundit, CDU pritet të fitojë procesin elektoral, pasi udhëheq garën me rreth 30 për qind të mbështetjes. Më pas vijnë AfD me rreth 20 për qind dhe SPD dhe të Gjelbrit me nga 16 dhe 13 për qind.
Të premten, Scholz dhe Merz mbajtën mitingjet e fundit, përkatësisht në Dortmund dhe Oberhausen, ku diskutuan një sërë çështjesh, për të cilat paraqitën opsionet e tyre.
Duke komentuar lëvizjet e fundit të Donald Trump, Merz deklaroi se Evropa duhet të përgatitet për të mbrojtur vetveten pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
Ai tha se, në Amerikë nuk ka pasur vetëm një ndryshim qeveritar, por një ndryshim që mund të rishkruajë hartën e të gjithë botës.
Ndërsa Scholz kritikoi zëvendës presidentin J D Vance pas fjalimit të kontestuar në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku kritikoi Evropën për ligjet kufizuese, krizën e emigracionit, sigurinë dhe cënimin e lirisë së fjalës. “Ne këtu i shohim gjërat ndryshe nga ai”, tha Scholz duke iu referuar Vance.
Ukraina qe një tjetër çështje e prekur nga dy kandidatët, të cilët ishin në një linjë kur premtuan vijimin e mbështetjes për Kievin.
Qendrat e votimit hapen në 8 të mëngjesit dhe mbyllen në 6 të pasdites. Gjermanët do të mund të votojnë edhe me postë, por vota e tyre duhet të mbërrijë brenda kohës kur votimet do të mbyllen për t’ia lënë vendin numërimit.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet