Cili është lajmi i keq për Gjermaninë? /Pedagogu Muçi zbardh skenarët e pasigurisë!
Pedagogu Redi Muçi, i ftuar në emisionin ‘Review” ka treguar se në këndvështrimin e tij, rritja që ka pësuar AfD-ja në zgjedhjet e Gjermanisë krahasuar me zgjedhjet e shkuara, mund të cilësohet si një lajm i keq për të ardhmen e atij vendi.
Nga ana tjetër ai tha se pozitiv është fakti që partia e majtë ka pësuar një dyfishim në rezultatet e saj.
“Lajmi i keq padyshim është rritja e AfD-së. Sa herë kemi një parti të ekstremit të djathtë që rritet në Gjermani ky është lajm i keq, jo vetëm për Gjermaninë por dhe më gjerë.
Ndërsa lajmi i mirë mund të them se është dyfishimi që ka pësuar partia e majtë në Gjermani që më duket se ka qenë një reagim për shkak të rritjes që ka pasur AfD-ja. Kryefjala e kësaj fushate zgjedhore për fat të keq ka qenë imigracioni, për këtë çështje janë detyruar të pozicionohen mjaft djathtas edhe liderët e CDU-së”, tha pedagogu.
Muçi gjithashtu theksoi se situata ekonomike në Gjermani nuk është në nivelin e duhur dhe se ka dy vjet që nuk pëson rritje ekonomike.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta